Armando Broja ka përfunduar fazën e rikuperimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për disa javë dhe është kthyer në stërvitje me Burnley. Trajneri Scott Parker ka treguar se sulmuesi shqiptar nuk do të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Bournemouth, por pritet të jetë i gatshëm për përballjen e ardhshme kundër Fulham.
“Armando po stërvitet me intensitet të ulët dhe është në rrugën e duhur. Do të shohim më tej gjendjen e tij në fundjavë,” tha Parker, duke lënë të hapur mundësinë që Broja të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Polonisë me përfaqësuesen shqiptare.

