Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovë, Vedat Muriqi, është shumë pranë një rekordi historik me klubin spanjoll RCD Mallorca në La Liga.
“Pirati Kosovar” ka shënuar deri tani 52 gola me Mallorcën në elitën e futbollit spanjoll dhe ndodhet vetëm 3 gola larg rekordit të klubit, që mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 54 gola.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 11 ndeshje, çka i jep Muriqit një mundësi të madhe për të hyrë në histori dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Mallorcës në historinë e La Ligës.

