Një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çliritare të Kosovës, Salih Mustafa mori sot dënimin me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

“Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim.”- tha ndër të tjera kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia gjatë shpalljes se vendimit.

Gjykatësja sqaroi se vendimi për dënimin e Mustafës kishte ardhur pas marrjes së disa dëshmive ku ai akuzohej për organizim vrasjesh të paligjshme, ndalime arbitrare dhe tortura gjatë muajit prill të vitit 1999-ë, kohë kur lufta në Kosovë ishte në periudhën e saj më intensive.

Gjyqtarja Foglia hodhi poshtë akuzat se target kryesor i dhomave të specializuara është Ushtria Çlirimtare e Kosovës duke theksuar se në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja si organizatë, por vetëm individë të caktuar në radhët e saj.

Mustafa bëhet i treti ish-pjesëtar i UCK-së që dënohet nga Gjykata Speciale, pas Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ndërkohë që ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, vijojnë të mbahen prej më shumë se dy vitesh në qelitë e Hagës pa një aktakuzë konkrete të formuluar ndaj tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *