Aktorja dhe regjisorja kosovare Luana Bajrami ka arritur një sukses të madh në industrinë e filmit, pasi filmi ku ajo luan rol kryesor ka fituar çmimin prestigjioz në ceremoninë e Academy Awards.
Filmi me titull “Two People Exchanging Saliva” është shpallur “Filmi më i mirë i shkurtër”, duke shënuar një moment historik edhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.
Në bashkëprodhimin mes Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bajrami interpreton rolin e Malaise në një film bardhezi me regji dhe skenar nga Alexandre Singh dhe Natalie Musteata.
Ngjarja zhvillohet në një Paris distopik, ku puthjet janë të ndaluara dhe ndëshkohen rëndë, ndërsa marrëdhëniet mes personazheve krijojnë një histori të errët mbi rivalitetin dhe tërheqjen.
Filmi pati premierën në Telluride Film Festival dhe fitoi edhe Çmimin e Madh të Jurisë në AFI Fest. Në mesin e producenteve ekzekutive të projektit janë edhe aktoret e njohura Julianne Moore dhe Isabelle Huppert.
Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme për artin dhe kulturën e Kosovë në skenën ndërkombëtare të kinemasë.
