Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka përsëritur thirrjen që autoritetet e Serbisë të luajnë rolin e tyre në zbardhjen e përgjegjësive për sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023.

Në një deklaratë për mediat serbe, Ulutashi tha se shtetet anëtare të NATO-s mbeten të shqetësuara për dhunën që ndodhi në veri të Kosovës, përfshirë incidentet në Banjskë dhe protestat e dhunshme në Zveçan.

Ai theksoi se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është përgjithësisht e qetë, por mbetet e ndjeshme për shkak të tensioneve politike dhe problemeve të pazgjidhura.

“Nuk kam vërejtur ndryshime të theksuara në situatën e sigurisë, por ajo mbetet e ndjeshme si pasojë e çështjeve që ende nuk janë zgjidhur”, u shpreh komandanti i KFOR-it.

Ulutashi foli gjithashtu për bashkëpunimin ushtarak në rajon, duke theksuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nisur që në vitin 2014 dhe mbështetet nga një numër i madh shtetesh partnere.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *