Susie Wiles, shefja e stafit në Shtëpinë e Bardhë, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer të gjirit, duke përcjellë një mesazh force dhe vendosmërie.

Ajo theksoi se, edhe pse përballet me këtë sfidë shëndetësore, do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj, ndërsa i nënshtrohet trajtimit. Wiles shtoi se diagnoza është zbuluar në fazë të hershme dhe se prognoza mbetet pozitive.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, reagoi duke e cilësuar atë si një nga bashkëpunëtoret më të afërta dhe më të forta, duke shprehur besimin se ajo do ta kalojë me sukses këtë sfidë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Wiles pritet të vijojë punën e saj në Shtëpinë e Bardhë, duke balancuar angazhimet zyrtare me trajtimin mjekësor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *