Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ka kërkuar në GJKKO zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Ajo është pjesë e të njëjtës çështje hetimore me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve.
Rasti lidhet me një operacion të SPAK-ut, që goditi një grup të dyshuar për veprimtari kriminale brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Masa e “arrestit në shtëpi” ndaj Delibashit dhe Mirlinda Karçanajt ishte vendosur nga gjykata më 18 dhjetor 2025, pas kërkesës së SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderat në këtë institucion.

