Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, kritikoi ashpër qeverinë në Kuvend, duke e cilësuar rezolutën për Iranin si një veprim servil për të shpëtuar fatin politik të kryeministrit.

Kapri theksoi se rezoluta nuk reflekton vlera perëndimore dhe shfrytëzohet vetëm për interesa politike. Ai përmendi edhe ngjarjet në veri të vendit, ku banorët e një fshati katolik u goditën nga policë privatë me kapuçë të zinj dhe shkopinj gome, duke i krahasuar me gardianët islamikë.

“Çfarë kemi bërë ne me AKSHI-n nuk na e ka bërë as Irani. Nëse do të ishim vend perëndimor, nuk do të vendosnim mbrojtje politike si në rastin e Ballukut dhe integrimi nuk do të kalonte përmes Beogradit”, tha Kapri, duke akuzuar qeverinë për shmangie të përgjegjësive reale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *