Mario Mitaj po përballet me pasiguri te skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite, ndërsa merkatoja e verës po afrohet. Sipas mediave, klubi po kërkon një mbrojtës të ri në krahun e majtë, gjë që mund të ndikojë në vendin e Mitajt.
Ndërsa Mitaj dhe Hasan Kadesh kanë ndarë më parë detyrat në krahun e majtë, Kadesh ka përfituar shpesh nga rregullat për lojtarët e huaj dhe ka luajtur si titullar. Mitaj, nga ana tjetër, e ka humbur vendin e titullarit këtë sezon dhe mund të largohet gjatë merkatos.
Për ta sjellë Mitajn në skuadër, Al Ittihad investoi rreth 5 milionë euro dhe, në rast largimi, shuma e transferimit pritet të jetë e ngjashme.

