Gara për drejtimin e Partisë Demokratike po bëhet gjithnjë e më konkurruese, pasi, pas Evi Kokalarit, pritet që kandidaturën ta zyrtarizojnë edhe Ervin Salianji dhe aktivistja Alesia Balliu.

Salianji, ish-deputet i PD-së, ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë me aktivistë dhe mbështetës të partisë, duke sinjalizuar ambicien për të marrë drejtimin e saj.

Nga ana tjetër, Evi Kokalari është bërë e njohur si një mbështetëse e Sali Berishës, sidomos gjatë periudhës së rikthimit të tij në krye të PD-së pas përplasjes me Lulzim Bashën.

Ndërkohë, Alesia Balliu, aktiviste dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit, pritet të hyjë gjithashtu në këtë garë, duke shtuar rivalitetin për zgjedhjet e 23 majit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *