Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ndaj stërvitjeve ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, konkretisht në zonat afër Gjilanit.

Ai i ka cilësuar këto zhvillime si provokuese dhe shqetësuese për qytetarët, duke theksuar se prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla pranë zonave të banuara krijon pasiguri dhe tension të panevojshëm.

Hyseni u bëri thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin masa konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Sipas tij, qytetarët meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ai shtoi se institucionet lokale do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve dhe të angazhohen për mbrojtjen e interesave të tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *