Më 4 dhjetor 2022, autorja e librave të fantazisë, Chelsea Banning, shkroi në Twitter e zhgënjyer pasi vetëm dy persona u paraqitën për autograf për romanin e saj debutues “Kuroat dhe legjendat”.
Margaret Atwood, Neil Gaiman dhe Jodi Picoult kanë treguar historitë e tyre zhgënjyese të nënshkrimeve të librave në përgjigje të një postimi viral në Twitter.
“Vetëm 2 persona erdhën tek unë si autore për të nënshkruar librin dje, kështu që u mërzita shumë”, shkroi Banning në Twitter. “Veçanërisht pasi 37 persona iu përgjigjën në rrjetet sociale me “Do të shkojmë” tek ky takim. “Jam pak e mërzitur, dhe sinqerisht edhe pak në siklet”.
Shënimi i saj në Twitter u pikas Jodi Picoult, e cila tregoi përvojën e saj si përgjigje.
“Jam ulur shumë herë e vetmuar në një tavolinë për të nënshkruar libra vetëm që dikush të afrohet… dhe të më pyesë se ku është banja”, komentoi autorja Jodi Picoult.
“S’mund të shtiremi dhe të paraqesim një tablo rozë” shprehu keqardhjen pridërore Robert Downey Sr, producent amerikan filmash kundër tabuve.
“Mirë se erdhe në klub”, shkroi autorja e “Rrëfenja e shërbëtores”, Atwood. Kam pasur një takim për nënshkrime librash në të cilin nuk erdhi askush, përveç një djali që donte të blinte një zamkë dhe mendonte se mund ta ndihmoja”.
Gaiman iu përgjigj postimit të Banning-ut në Twitter: “Unë dhe Terry Pratchett kishim një takim për nënshkrime librash në Manhattan por nuk erdhi njeri. Pra, për më tepër ne ishim dy”.
David Nicholls-i tha se ai kishte “shumë përvoja të ngjashme si kjo”, duke shtuar: “Në një rast, pjesëtarët e stafit të librarisë me dashamirësi u shtirën si klientë që të mos ndihesha shumë keq, nuk e harroj”.
Jonathan Coe komentoi: “Një herë isha i ftuar në një festival të shkrimtarëve të librave me dedektiv. Colin Dexter ishte me mua në këtë takim. Vetëm një person erdhi tek unë. Biseduam për pak dhe i thashë sa i lumtur isha që akishte ardhur. Ai tha: “Në fakt unë jam Ian Rankin dhe duhej të të prezantoja”.
“Na ka ndodhur të gjithëve”, tha Malorie Blackman. “Një herë bëra një bisedë në një bibliotekë dhe erdhën pesë veta, duke përfshirë një mama që nxori dy fëmijët e saj të mitur para meje dhe më pas “u tërhoq” në mënyrë strategjike për të qenë me e qetë për pak kohë.
Autorja Min Jin Lee, shkroi: “Kam qenë në një takim leximi ku u shfaq vetëm kushëriri i tim shoqi. Një person. Nuk do ta harroj kurrë atë lexim”.
“Nënshkrova libra në librari në Berkeley, libri i dytë, mendoj,” shkroi Christopher Moore. “Askush nuk erdhi. ASNJË. Pronari mbylli dyert dhe unë u ula në dysheme dhe i lexova një fragment pronarit, punonjësit të tij dhe të birit që ishte treguar aq i sjellshëm për sa të sjellë aty ( ia kishte kërkuar një shoku im).
Cheryl Strayed iu përgjigj: “Më vjen keq që të ka ndodhur ty, Chelsea. E di sa keq ndihesh, se më ka ndodhur edhe mua. Pothuajse çdo autor që njoh e ka pasur këtë përvojë në një moment të karrierës. Nuk është reflektim i cilësisë së asaj që ke shkruar!”
Gazeta britanike “The Independent”. Përktheu: Granit Zela