Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është renditur në vendin e nëntë në nivel global për sigurinë kibernetike, sipas vlerësimit të National Cyber Security Index për vitin 2026.

Sipas tij, ky rezultat reflekton përparimin e bërë në forcimin e institucioneve përgjegjëse, hartimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe rritjen e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve në hapësirën digjitale.

Në vetëm pak vite, Shqipëria ka shënuar një ngjitje të ndjeshme në këtë renditje. Nga vendi i 54-t në vitin 2023, vendi u ngjit në vendin e 15-të një vit më parë, për të arritur tashmë në top 10-shen globale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *