FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Izraelit me 150 mijë franga zvicerane dhe i ka dhënë një paralajmërim për të ardhmen, pas një hetimi të nisur nga Federata e Futbollit e Palestinës.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka konstatuar se federata izraelite ka shkelur Kodin Disiplinor për sjellje ofenduese dhe diskriminim racist, si dhe ka cenuar parimet e lojës së ndershme.

Hetimi u bazua në ankesën e Federatës palestineze gjatë Kongresit të 74-t të FIFA-s, në maj 2024.

Përveç gjobës dhe paralajmërimit, Izraeli do të duhet të vendosë një banderolë të dukshme në tri ndeshjet e ardhshme si vendas, me mbishkrimin: “Futbolli bashkon botën – Jo diskriminimit”, për të promovuar barazinë dhe tolerancën në futboll.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *