Shqipëria përgatitet për ndeshjen vendimtare kundër Polonisë më 26 mars, e vlefshme për play-off-in e Botërorit. Legjenda Altin Lala ka dhënë mendimin e tij për mesfushën që duhet të luajë:
“Shanset për fitore i kemi. Presioni do të jetë te Polonia, pasi luajnë në shtëpi dhe duhet të fitojnë. Ne duhet të marrim maksimumin tonë. Muçi dhe Mehmeti janë dy lojtarët më në formë të Kombëtares dhe pse jo, ta fillojnë si titullarë,” tha Lala.
Ai sugjeron që mesfusha të përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Muçi, duke theksuar se ruajtja e rezultatit 0-0 dhe organizimi në kundërsulm mund t’i shkaktojë probleme Polonisë.
“Duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë si një ekip, të afërt me njëri-tjetrin. Strategjia jonë mund të na japë mundësinë për të bërë diferencën,” përfundoi Lala.
