Trajneri i Polonisë, Jan Urban, ka vlerësuar lart Kombëtaren shqiptare para ndeshjes së 26 marsit. Në një intervistë për “Przegląd Sportowy Onet”, ai tha se Shqipëria është një ekip i fortë, teknikisht i mirë dhe me një trajner të mençur, i cili di si t’i drejtojë lojtarët në situata presioni.
“Shqipëria luan futboll të mirë, ka stabilitet dhe një trajner që është në krye prej tre vjetësh. Lojtarët e tyre luajnë në klube të forta dhe ruajnë qetësinë edhe nën presion. Janë teknikisht të fortë dhe e thyejnë presionin e kundërshtarit pa humbur kontrollin”, deklaroi Urban.
Ai shtoi se skuadra shqiptare ka një qendrim të fortë mbrojtës; për këtë arsye nuk shënon shumë gola, por kjo i ka sjellë rezultate të rëndësishme në ndeshjet e fundit.
