Rreth 3 mijë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në Varshavë për të mbështetur Kombëtaren në përballjen ndaj Polonisë. Interesi i lartë për këtë sfidë ka bërë që të gjitha biletat në dispozicion për tifozët kuqezi të shiten brenda një kohe të shkurtër.

Sipas rregullores, Federata Shqiptare e Futbollit kishte në dispozicion vetëm 5% të kapacitetit të stadiumit, që përkthehet në afro 3000 vende për tifozët shqiptarë.

Në një njoftim zyrtar, FSHF konfirmoi se të gjitha biletat janë shitur, duke dëshmuar mbështetjen e madhe të tifozëve për ekipin e drejtuar nga Sylvinho në këtë ndeshje të rëndësishme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *