Kombëtarja e Kosovës është shumë pranë një arritjeje historike, pasi ka mposhtur Sllovakinë me rezultatin 3-4 në transfertë, në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Fitorja e rëndësishme ka shkaktuar reagime të forta në mediat serbe, të cilat e kanë komentuar me tone të ashpra suksesin e “Dardanëve”. Disa media e kanë cilësuar si të papranueshme pjesëmarrjen e Kosovës në këto kompeticione, ndërsa të tjera kanë përdorur gjuhë ironike dhe kontestuese ndaj ekipit.
Pavarësisht këtyre reagimeve, në aspektin sportiv, Kosova është vetëm një hap larg Botërorit, duke rritur ndjeshëm shanset për një kualifikim historik.
Në ndeshjen vendimtare, Kosova do të përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të vendoset gjithçka për një vend në Kupën e Botës.

