Fisnik Asllani po i afrohet realizimit të ëndrrës së tij për t’u transferuar te një nga klubet më të mëdha të Europës. Barcelona nuk ka vepruar thjesht përmes thashethemeve – interesimi është konkret. Menaxheri i lojtarit, Ayman Dahmani, ka konfirmuar se klubi katalanas ka nisur kontaktet për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar.

23-vjeçari po shkëlqen te Hoffenheim në Bundesliga, ku ka shënuar 8 gola deri më tani, dhe ka fituar vendin e titullarit edhe te përfaqësuesja e Kosovës, duke kontribuar me gola të rëndësishëm. Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro, dhe pritet që lëvizja drejt Barcelonës të finalizohet gjatë verës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *