Pak orë para përballjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, disa media turke publikuan raportime për një koreografi të supozuar anti-osmane nga tifozët kosovarë.
Megjithatë, verifikimet e mediave në Kosovë tregojnë se pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë të vjetra dhe nuk kanë lidhje me ndeshjen e sotme.
Pamjet i përkasin një koreografie të realizuar vite më parë nga tifo-grupi mitrovicas “Torcida”, ku shfaqen figura historike shqiptare si Isa Boletini dhe Adem Jashari, së bashku me flamurin kombëtar.
Sipas raportimeve, pamjet janë interpretuar gabimisht dhe janë përdorur nga disa media turke për të krijuar polemika të panevojshme në prag të sfidës së rëndësishme mes dy kombëtareve.
