Legjenda e Manchester United-it, Paul Scholes, nuk i ka kursyer kritikat për kombëtaren italiane pas dështimit të saj për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës për të tretën herë radhazi.
Sipas “Corriere dello Sport”, Scholes ka thënë se Italia ka mbetur peng i sukseseve të së kaluarës dhe e ka krahasuar me ekipin anglez Arsenal: “Italia është si Arsenali i kombëtareve. Një ekip që jeton me lavditë e së shkuarës dhe nuk ka një vizion të qartë për të ardhmen. Nuk luajnë si ekip; gjithçka bazohet te veprimet individuale dhe performancat shpesh janë të dobëta.”
Ai shtoi se kjo nuk është Italia që njihnim në vitet 1990 apo në fillim të viteve 2000, kur lojtarë si Paolo Maldini, Fabio Cannavaro, Andrea Pirlo, Francesco Totti apo Gianluigi Buffon përfaqësonin shpirtin e vërtetë të kombëtares.
Scholes ka nënvizuar se mungesa e strategjisë dhe e vizionit modern ka bërë që axurrët të mbeten pas në arenën ndërkombëtare, duke i lënë tifozët të zhgënjyer pas tri dështimeve radhazi në kualifikimet për Botërorin.
