Publicisti dhe gazetari Enver Robelli ka reaguar me indinjatë të hapur ndaj një postimi të imamit Omer Bajrami nga Saraji i Shkupit, duke e cilësuar atë si fashizëm fetar islamist që po helmon jetën publike shqiptare.

Bajrami, i cili prezantohet si hoxhë dhe ndiqet nga mbi 150 mijë njerëz në rrjetet sociale, kishte postuar më 2 shkurt 2026 një shkrim ku zviceranët dhe gjermanët i quante njerëz të papastër, të ndyrë, pa moral, që “jetojnë me qentë në vend të familjes”. Postimi ka mbledhur gati 37 mijë klikime.

Robelli nuk e ka lënë pa përgjigje: “Ky cub ofendon rreth një milion shqiptarë që jetojnë në Zvicër e Gjermani,” shkruan ai. “Ky cub helmon jetën publike. Ky cub është i lirë, në vend që të shkonte në burg për nxitje të urrejtjes.”

Gazetari vë theksin edhe te heshtja e institucioneve: Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, ajo e Kosovës, policia, prokuroria, shërbimet sekrete dhe politikanët nga Shkupi deri në Tiranë — të gjithë heshtin. “E heshtja është miratim!” shkruan Robelli.

Ndaj atyre që mund ta akuzojnë se është kundër myslimanëve, Robelli është i qartë: “Jo, jam kundër pisave, kundër të pafytyrëve, kundër antishqiptarëve.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *