Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet një nga ndeshjet më të pritura të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid pret Bayern Munich në “Santiago Bernabéu”.
Trajneri i Realit, Álvaro Arbeloa, ka dhënë mesazhin e tij përpara sfidës, duke paralajmëruar se stadiumi do të jetë një sfidë e vështirë për mysafirët.
“Në Bernabéu nuk kalohet lehtë. Reali gjithmonë jep maksimumin kundër rivalëve të fortë. Bajerni do të na vërë nën presion, por ne nuk e lejojmë veten të humbasim. Pas humbjes me Sitin, fokusi ynë është vetëm te kjo ndeshje”, tha Arbeloa.
Ai shtoi se ekipi është i përqendruar dhe i motivuar për të dhënë një tjetër mbrëmje të paharrueshme për tifozët.
