Mbi 130 mijë dokumente të klasifikuara si “top sekret”, që lidhen me luftën e viteve 1998–1999 në Kosovë, pretendohet se janë nxjerrë nga arkivat shtetërore të Serbisë.
Lajmi është bërë publik nga autori Feim Tahirsylaj, i cili thotë se dokumentet përmbajnë informacione të detajuara mbi operacionet ushtarake, strukturat komanduese dhe veprimet e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe gjatë konfliktit në Kosovë.
Sipas tij, materialet përfshijnë të dhëna mbi zinxhirin komandues, urdhrat operativë dhe raportet e operacioneve që lidhen me ngjarjet e luftës dhe me veprimet e ndërmarra ndaj popullatës civile.
Tahirsylaj pretendon se, për vite me radhë, arkivat e luftës janë mbajtur të mbyllura nga autoritetet serbe, ndërsa publikimi i këtyre dokumenteve, sipas tij, mund të hedhë dritë mbi zhvillimet e asaj periudhe dhe mbi krimet e kryera gjatë konfliktit në Kosovë.
