Nga 1 janari i vitit 2027, Greqia pritet të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare.

Vendimi është njoftuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili bëri të ditur se rregullorja e re do të hyjë në fuqi gjatë verës së vitit 2026, ndërsa zbatimi i plotë i saj do të nisë në fillim të vitit 2027.

Sipas Mitsotakis, masa synon të mbrojë të miturit nga rreziqet dhe ndikimet negative që mund të kenë rrjetet sociale në zhvillimin e tyre.

“Ne vendosëm të ndërmarrim një hap të vështirë, por të domosdoshëm: ndalimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, deklaroi ai, duke shtuar se Greqia do të jetë ndër vendet e para që ndërmarrin një iniciativë të tillë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *