Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka hyrë në historinë e klubit spanjoll RCD Mallorca, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e klubit në kampionatin e Spanjës.

Me dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në 55 gola me fanellën e Mallorcës dhe kështu theu rekordin e legjendës Samuel Eto’o, i cili për shumë vite kishte mbajtur këtë arritje të rëndësishme.

Forma e tij e shkëlqyer e ka futur edhe në garën për shënuesin më të mirë të sezonit në La Liga. Muriqi ka shënuar 21 gola deri tani dhe ndodhet vetëm dy gola pas sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappé, kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të kampionatit.

Ndërkohë, Mallorca vazhdon luftën për pozita më të mira në tabelë, duke kërkuar pikë të rëndësishme në ndeshjet e mbetura të sezonit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *