Një denoncim i ri i mbërritur në redaksinë e Ora News ka rikthyer në vëmendje një çështje të viteve më parë, duke vënë në pikëpyetje pretendimin se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga një universitet në Shtetet e Bashkuara.

Sipas qytetarit që ka bërë denoncimin, pas disa komunikimeve me përfaqësues të Grand Valley State University në Michigan, i është bërë me dije se në të dhënat zyrtare të institucionit nuk rezulton që Veliaj të ketë marrë një titull të tillë nderi. Ai pretendon se universiteti konfirmon vetëm përfundimin e studimeve të nivelit “Bachelor” nga ana e tij në vitin 2002.

Kjo çështje lidhet me një lajm të publikuar në vitin 2017, ku u raportua se Veliaj ishte nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”. Megjithatë, sipas informacionit të ri, ky pretendim nuk mbështetet nga të dhëna të verifikuara zyrtare.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Erion Veliaj lidhur me këto pretendime, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një sqarim zyrtar nga vetë universiteti për këtë çështje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *