Kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, një nga figurat më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është hapur edhe Libri i Zisë, ku qytetarët mund të shprehin ngushëllimet dhe respektin për të ndjerin.
Homazhet dhe nënshkrimet në Librin e Zisë po zhvillohen në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë, personalitete dhe përfaqësues institucionalë.
Ky organizim vjen si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Qosjes në gjuhësi, letërsi, kritikë letrare dhe jetën publike shqiptare.
