Një hetim i autoriteteve në Milano ka zbuluar një skemë të dyshuar të lidhur me një kompani eventesh luksoze, e cila dyshohet se shërbente si mbulesë për një rrjet eskortash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Sipas mediave italiane, në kuadër të hetimit janë arrestuar disa persona që dyshohet se organizonin “evente VIP” për klientë të pasur, të cilat përfshinin festa private, qëndrime në hotele dhe shërbime shoqërimi.

Në dosjen hetimore, sipas raportimeve, përmendet edhe një numër i madh futbollistësh të Serie A, si: Cancellieri, Giroud, Hakimi, Huijsen, Maldini, Arthur Melo, Mota Carvalho, Niasse, Petagna, Ranocchia, Ruggeri, Skriniar, Vicario, Zortea, Soualiho Meïté, Nuno Tavares, Carlos Augusto, Bastoni, Leão, Vlahović, Bellanova, Calafiori, Bisseck, Pinamonti, Ricci dhe Scamacca.

Autoritetet italiane kanë theksuar se këta emra janë vetëm të përmendur në dosje dhe se asnjëri prej tyre nuk është nën hetim apo i akuzuar për ndonjë vepër penale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e kompanisë dhe të personave të arrestuar në këtë skemë të dyshuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *