Një përplasje e fortë brenda Partisë Socialiste është bërë së fundmi publike, ku kryeministri Edi Rama i ka vendosur ultimatum deputetes Elisa Spiropali pas qëndrimeve të saj kritike ndaj qeverisë.
Gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, Rama mësohet t’i ketë kërkuar Spiropalit të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër Partisë Socialiste, duke e paralajmëruar se, në të kundërt, rrezikon përjashtimin nga grupi parlamentar.
“O me ne, o përballë nesh”, citohet të jetë shprehur kryeministri, duke theksuar se çdo qëndrim publik kundër partisë do të ketë pasoja.
Sipas burimeve, Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën gjatë mbledhjes, por kjo kërkesë i është refuzuar. Rama ka përmendur edhe raste të mëparshme të mospajtimit të saj me qëndrimet e grupit, duke paralajmëruar se një përsëritje e situatës mund të çojë në largimin e saj.
