Incidentet në pikën kufitare të Jarinjës ku një grup serbësh tentuan të hyjnë me forcë në territorin e Kosovës kanë sjellë reagime të ashpra në Kosovë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla akuzoi Rusinë se ka dërguar pjesëtarë të njësisë famëkeqe paramilitare Wagner me qëllim për t’i futur brenda territorit të Kosovës. 

Sipas Sveçlës, Rusia po kërkon të destabilizojë Kosovën për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë të cilën Putini po e humb.

Sveçla shkroi në profilin e tij në fejabuk ku ndër të tjera theksoi se Kosova mbetet e gatshme t’i përgjigjet çdo forme agresioni serb të nxitur nga Rusia.

Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës

“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës. 

Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviq (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar. 

Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Boterore, që ndëzën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu. 

Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën.

Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian! 

Por, gjithashtu dua të  siguroj të gjithë qytetarët tanë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlerësimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës sonë.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *