Juventusi ka vendosur ta nxjerrë në shitje sulmuesin e krahut, Edon Zhegrova, gjatë afatit kalimtar të verës, duke e konsideruar atë si një nga lojtarët që mund të largohet nga projekti i skuadrës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, klubi bardhezi ka vendosur një çmim më të ulët se pritshmëritë fillestare për kartonin e tij, rreth 12–13 milionë euro, në përpjekje për të realizuar një shitje të shpejtë.

Zhegrova nuk ka arritur të sigurojë minuta të mjaftueshme në formacion dhe largimi i tij shihet si pjesë e riorganizimit të skuadrës për sezonin e ri.

Interes për sulmuesin kosovar kanë shfaqur disa klube evropiane, përfshirë Evertonin në Angli, si dhe Beşiktaş, Trabzonspor dhe Marseille.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *