Një ngjarje e rëndë është raportuar në spitalin e Korçës, ku një 21-vjeçare ka denoncuar për ngacmim seksual kirurgun që po e trajtonte. Pas kallëzimit të saj, policia ka shoqëruar dhe arrestuar mjekun 72-vjeçar me inicialet N. N.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.

Në dëshminë e saj, 21-vjeçarja pretendon se kirurgu e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë asaj që ai e ka paraqitur si kontroll mjekësor. Pas denoncimit, policia ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Aktualisht, vajza vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa pritet që mjeku i arrestuar të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *