Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka paditur kompaninë “Samsung”, duke kërkuar rreth 15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak të përdorimit të paautorizuar të imazhit të saj në paketimet e televizorëve dhe në fushata marketingu.
Sipas saj, fotografia është përdorur pa leje dhe pa kompensim, duke krijuar përshtypjen se ajo promovon produktin. Dua Lipa kërkon gjithashtu ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të imazhit të saj.
