Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka komentuar rastet e fundit me hantavirus, duke deklaruar se virusi mbetet serioz për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë, por deri tani nuk konsiderohet rrezik për një pandemi globale.

Sipas tij, transmetimi nga njeriu tek njeriu është shumë i ulët, çka e bën më të vështirë përhapjen masive të virusit. Harxhi theksoi se situata e fundit është shfaqur në një ambient të izoluar, në një anije turistike me pasagjerë nga vende të ndryshme.

Mjeku shpjegoi se hantavirusi transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe në disa raste mund të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes, duke prekur veshkat dhe mushkëritë. Sipas tij, format më agresive janë evidentuar në United States, ku vdekshmëria mund të arrijë deri në 30-40 për qind.

Harxhi shtoi se simptomat kryesore përfshijnë ethe të forta, probleme me frymëmarrjen, dëmtime të veshkave dhe lodhje të theksuar, ndërsa theksoi se situata mbetet nën monitorim deri në përfundimin e periudhës së inkubacionit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *