Forcat speciale RENEA dhe Policia e Shtetit ndërhynë mëngjesin e sotëm në Mirditë, pas informacioneve se Elson Reçi — i kërkuar nga SPAK — mund të kishte hyrë në territorin shqiptar.

Kontrollet u kryen në banesën e tij dhe në disa ambiente të tjera në zonë, por operacioni nuk dha rezultat. Pas verifikimeve të mëtejshme, autoritetet konstatuan se kufirin shqiptar e kishte kaluar vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.

Reçi akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për ekzekutimin e Preng Gjinit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *