Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar idenë e Qeverisë në detyrë për formimin e xhandarmërisë, duke zbuluar se sipas tij kryeministri Albin Kurti e ka këtë qëllim për dy arsye kryesore.

Arsyeja e parë, sipas Hasanit, është propagandistike. “Fjala ‘xhandarmëri’ komunikon mirë me votuesin injorant, i cili e sheh atë si strukturë represive që mund të përdoret kundër ‘gardës së vjetër që ka vjedhur’. Kjo është propagandë klasike, e drejtuar ndaj votuesit të paarsimuar dhe politikisht të papjekur”, ka deklaruar ai në një intervistë për “Express”.

Arsyeja e dytë, sipas tij, është shumë më e rëndë. Hasani thotë se Kurti nuk ka kontroll të plotë mbi FSK-në për shkak të ndikimit të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa Policinë e Kosovës e konsideron si jo plotësisht të besueshme, të lidhur me qeveritë e kaluara.

“Për këtë arsye ai synon të krijojë një strukturë të re nga e para, të mbushur me militantë dhe njerëz personalisht lojalë ndaj tij”, ka theksuar Hasani, duke e cilësuar këtë nismë si projekt personal të Kurtit dhe jo si nevojë reale shtetërore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *