AC Milan ka zyrtarizuar një riorganizim të plotë të strukturës drejtuese të klubit, duke konfirmuar shkarkimin e trajnerit Massimiliano Allegri, drejtorit sportiv Igli Tare, CEO-s Giorgio Furlani dhe drejtorit teknik Geoffrey Moncada — të gjithë në të njëjtën ditë.

Vendimi erdhi pas një fundi sezoni katastrofik. Milani kishte nevojë vetëm për një pikë në xhiron e fundit të Serie A për të siguruar vendin në Top 4 dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por u përmbys dhe humbi 2-1 në shtëpi ndaj Cagliarit, një ekip pa asnjë objektiv në atë ndeshje.

Klubi e cilësoi sezonin si “dështim të qartë” në deklaratën zyrtare, duke theksuar se, për pjesën më të madhe të kampionatit, kishte qenë në dy vendet e para dhe kishte mundësi reale për titull.

“Fundi i kampionatit ishte krejtësisht i papranueshëm. Tani është koha për ndryshim dhe riorganizim të plotë të operacioneve sportive”, thuhet në deklaratë.

Allegri e mbyll sezonin me bilanc prej 22 fitoresh, 10 barazimesh dhe 10 humbjesh në 42 ndeshje zyrtare.

Pronari Gerry Cardinale do të nisë ndërtimin e një strukture të re, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pritet të mbetet në rol këshillues. Emrat e rinj për postet drejtuese do të bëhen të ditur në ditët në vijim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *