Sulmet e qenve endacakë në Prishtinë po vazhdojnë pa ndalesë. Një rast tjetër serioz është raportuar sot, më 26 maj, pranë parkut të Fakultetit Teknik, ku një qytetar është lënduar pasi tentoi të ndërhyjë për të ndihmuar disa gra që po sulmoheshin nga një grup qenësh.

“Isha duke kaluar pranë parkut te Fakulteti Teknik dhe pashë se dhjetëra qen filluan të sulmonin disa gra. Kur vrapova t’u dal në ndihmë, filluan të më sulmonin mua. Kam pësuar lëndime në këmbë, në pjesën e pasme”, tregoi qytetari për Telegrafin.

Pas incidentit, i lënduari është drejtuar për trajtim mjekësor në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku në njërën nga plagët e shkaktuara nga kafshimi është nevojitur edhe qepje.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar vazhdimisht Komunën e Prishtinës lidhur me rrezikun e vazhdueshëm nga qentë endacakë, por deri më tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete.

Komuna fajëson nivelin qendror për mungesë bashkëpunimi, ndërsa qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut çdo ditë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *