Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit u godit sot nga dronë iranianë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime në njerëz, njoftuan forcat e armatosura të vendit.
“Dronët shënjestruan sot terminalin e pasagjerëve (T1) të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit, si pjesë e një sulmi iranian, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime në njerëz”, thuhet në reagimin e forcave të armatosura të Kuvajtit në platformën X.
Pas sulmit, Autoriteti i Aviacionit Civil pezulloi menjëherë trafikun ajror, ndërsa fluturimet u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit janë në vazhdim.
