Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të SHBA-së ka miratuar kandidaturën e Eric Wendt për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, duke i hapur rrugën votimit përfundimtar në Senat.

Wendt mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të komitetit, duke kaluar me sukses fazën kryesore të procesit të konfirmimit. Vendimi vjen pas dëshmisë së tij para senatorëve, ku ai paraqiti prioritetet që synon të ndjekë gjatë mandatit në Tiranë.

Gjatë seancës së konfirmimit, Wendt vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siguria kibernetike si dhe nxitja e investimeve amerikane. Pas miratimit në komision, kandidatura e tij pritet të shqyrtohet nga Senati i plotë për votimin final.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *