Protestuesit do të mblidhen sot në Tiranë për ditën e 17-të radhazi të protestave kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit në Zvërnec.
Qindra mijëra qytetarë pritet të mblidhen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe aktivitete proteste.
Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik!”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria është e jona” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Protestat kanë mbledhur qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, përfshirë studentë, aktivistë, profesionistë, pensionistë dhe emigrantë. Sipas organizatorëve, lëvizja ka marrë jehonë edhe jashtë vendit, me aktivitete solidarizuese në komunitetet shqiptare në vende të ndryshme të botës.
