Aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi i protestuesve do të zhvillohet rreth Kryeministrisë, duke theksuar se shumë qytetarë janë të gatshëm të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh.
Në protestën e mbajtur në Tiranë janë bashkuar shqiptarë nga mbarë vendi, trevat shqiptare dhe diaspora, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Protestuesit kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët e tubimit e kanë cilësuar pjesëmarrjen si një nga më të mëdhatë në protestat e zhvilluara deri më tani.
Sipas tyre, mobilizimi i qytetarëve dhe i diasporës ka dhënë një mesazh të fortë politik, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *