Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shkroi në Facebook se protestat e fundit nuk janë të nxitura nga Irani, algoritmet, apo paqartësia. Sipas tij, janë shqiptarë të revoltuar, të vetëdijshëm për pasojat e aleancës së rrezikshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.
Bushati nënvizon se këta qytetarë besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, dinjitet, shpresë dhe mundësi për të gjithë. Sipas tij, çdo ditë e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një ëndërr, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar.
