Analisti Ilir Kulla ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ndaj Dritan Goxhajt, duke dalë në mbrojtje të ish-ushtarakut dhe aktivistit që lexoi kërkesat e protestuesve para Kryeministrisë.

Në një reagim të gjatë publik, Kulla rrëfen njohjen e tij shumëvjeçare me Goxhajn, duke kujtuar angazhimin e tij në luftën e Kosovës dhe atë të Luginës së Preshevës, si dhe peripecitë me të cilat është përballur pas luftës. Sipas tij, Goxhaj është një njeri që nuk i trembet as pushtetit, as kërcënimeve dhe as interesave financiare.

“Unë ia njoh mirë mendjen. Nuk ka frikë nga asnjë lloj pushteti, asnjë lloj kërcënimi. Nuk ka miliarder që e kërcënon dot, sepse është lloji i njeriut që nuk i do lekët dhe luksin”, shkruan Kulla.

Ai thekson se sulmet publike ndaj Goxhajt nuk do ta dobësojnë, por përkundrazi do ta forcojnë më shumë, duke shtuar se njerëz si ai nuk mund të mposhten me presion apo denigrim publik.

Kulla i drejtohet edhe kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se përplasja me Goxhajn nuk do të jetë e lehtë. “Me Dritan Goxhajn ke për ta pasur pisk. Njerëz si ai merren vesh me të mirë, sepse me të keqe nuk ia del dot kurrë”, shprehet ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *