Vice President Kamala Harris and House Speaker Nancy Pelosi of Calif., right, react as Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy presents lawmakers with a Ukrainian flag autographed by front-line troops in Bakhmut, in Ukraine's contested Donetsk province, as he addresses a joint meeting of Congress on Capitol Hill in Washington, Wednesday, Dec. 21, 2022. (AP Photo/Jacquelyn Martin)

Volodimir Zelenski sfidoi hapur Rusinë duke kryer të parën vizitë jashtë vendit që nga nisja e luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku fillimisht u prit në takim nga presidenti, Xho Bajden ndërsa më pas udhëheqësi ukrainas mbajti një fjalim në Kongresin Amerikan ku u prit me ovacione dhe duartrokitje të gjata .

Në fjalën e tij, Zelenski u zotua se Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë në betejën ndaj ofensivës ruse. Ai theksoi se do të refuzojë çdo kompromis në dëm të vendit të tij. Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-ve për ndihmën e dhënë në luftën ndaj Rusisë duke theksuar se ndihma amerikane nuk mund të quhet thjeshtë donacion për Ukrainën pasi ajo është investim për paqen dhe sigurinë globale.

“Megjithëse jemi pa ujë dhe pa drita, ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Nuk do të pranojmë asnjë kompromis që dëmton përpjekjet dhe sakrificat e popullit tonë në këtë lufte. Paqja e drejtë me Rusinë nuk mund të përfshijë asnjë kompromis që dëmton sovranitetin he integritetin territorial të Ukrainës. Ndihma që i është dhënë Ukrainës nga ju nuk ishte donacion për ne, por investim për paqen dhe sigurinë globale.”- tha ndër të tjera Zelenski në fjalën e tij.

Presidenti Xho Bajden nga ana e tij, rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe apeloi që kjo mbështetje të mos mungojë edhe gjatë vitit 2023 që pritet të jetë vit po ashtu i vështirë. Shtetet e Bashkuara me paketën e fundit të ndihmës për Kievin e kanë çuar në 50 miliardë dollarë totalin e mbështetjes për rezistencën ukrainase që nga nisja e sulmit rus në 24 shkurtin e këtij viti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *