Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq.
Gërvalla ka bërë të ditur se i ka kërkuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të procedojë më tej me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit.
“Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes. Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste për emisionin “Neispričano” (“E pathënë”), të transmetuar nga media serbe Kurir dhe në YouTube, Paunoviq, në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, deklaroi:
“Po të isha unë Sllobodan Millosheviçi, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”
