Në ditën e 47-të të revoltës qytetare, protestuesit kanë pikturuar një mesazh gjigant në asfaltin përballë Kryeministrisë, duke përcjellë një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë.

Me shkronja të mëdha, në sheshin ku zhvillohen protestat e përditshme, është shkruar: “Rama-Balluku, SPAK YOU!”, një slogan me të cilin protestuesit kërkojnë hetimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë tubimit, një pjesë e madhe e fjalimeve iu kushtua rolit të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Aktivistët theksuan se mbështesin institucionet e drejtësisë, por kërkuan që hetimet të shtrihen edhe te nivelet më të larta të pushtetit.

Nga foltorja, aktivisti Edison Lika kërkoi që SPAK të nisë hetime ndaj kryeministrit.

“Sigurisht, e kemi thënë dhe do ta themi, kërkojmë nga SPAK hetimin e Edi Ramës si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar!”, deklaroi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *