Gjermania është deklaruar hapur në qëndrimin e saj për situatën në veriun e Kosovës duke kërkuar që barrikadat e vendosura nga serbët të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.

Këtë qëndrim e shprehu zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane i cili i tha gazëtës “Der Standard” se kjo situatë nuk mund të tolerohet pasi përbën rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të vetë rajonit.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Javët e fundit, serbët militantë nacionalistë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës. Ndër të tjera ata po protestojnë kundër arrestimit të një punonjësi policie që dyshohet se ka sulmuar një qendër votimi. Ata serbë militantë nacionalistë që ngritën barrikadat dhe organizuan demonstratën i përkasin mbështetësve të partisë Lista Srpska, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë në Serbi. Ajo vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe monopolin e shtetit të Kosovës për përdorimin e forcës në veri të vendit.”- theksohet në qëndrimin e zyrtarit të Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Der Standard” në artikullin e saj ndalet dhe në sulmin e kryeminstres serbe, Ana Bërnabiç ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, John Rohde pasi ky i fundit kërkoi hapur dhe me insistim largimin e barrikadave të ngritura nga serbët në veri të vendit. Gjithashtu artikulli vë në dukje dhe rolin e Serbisë në tensionet e krijuara në Kosovë duke theksuar se Beogradi po përdor të gjitha taktikat e mundshme për t’u shmangur nga dialogu duke përdorur grupe nacionalistësh për krijimn e tensioneve dhe për të vënë nën presion qeverinë e Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *