Nga Mitrush Kuteli
(Poemë ilire)
Rrjedhin lumenjtë e gjerë ujëshumë
Ndër caqet e botës së lashtë ilire –
Së epërmes, së Mesmes dhe së Poshtmes:
Stërmadhi Danouv valëvezullonjës,
Që mban mbi faqe flluga peshërënda
Dhe zbret mes tokës së sheshtë panone,
Përbrenda së Epërmes Iliri,
Tek enden grigjet ndër dete kullotash,
Të dlira si era që rreh mbi rrafshina,
Fushori Drav dhe begatori Sav,
Që fill merr nga visi i fisit japod
Dhe sulet drejt Sirmit, drejt Singidunit,
Pa udhës njom trojet e buta breuke
Dhe fushta myze, skordeste, triballe
Drithëbegata, dhe thith në shtrat Eneun,
Urpanin dhe Bosonian ditione,
Përpin më poshtë Drinën degëshumë,
Qe lind nga plëngu i fisit dardan –
Nga zemra e së Mesmes Iliri,
Bashkë me Pingan dhe ujra të tjera;
Rrjedh Tici buçitës ndër krepa të fortë
Ndërmjet Liburnisë dhe Dalmatisë
Dhe kredhet detit përafër Skardonës.
Rrjedh malori Nor me gurra krypore,
Ujë i çmuar si pika e gjakut
– Shkas ndeshjesh të shumta ndër fiset delmere –
Dhe ruset ndër shkrepa, pa hidhet hovshëm
Në gjiun kundruall Korkyrës së Zezë.
Rrjedh Atesi i kthjellët, pjellë liqeri
Malesh të lartë, ushqyer gjithmonë:
Dimrit me borë dhe verës me akull.
Rrjedh Angri vraponjës, Brongu vërshonjës
Përafër kufive të Thrakës motër,
Rrem i të njëjtit trung të stërmoçëm,
Që lindi dhe rriti gjith bijtë e Ilirit.
Rrjedh vrullmadhi Drillon, pjellë Lyhnidës
Së kaltër të Enkelisë së bujshme
Përçan lugjet bregthepisur penestë,
Çik rrafshat dardane, krepat pirustë
Dhe vrundull turret në brigjet rudine,
Rrëzë kështjellës së lartë të Lysit
Dhe Skodrës kreshnike: karpa mbi karpa,
Bregut t’liqerit të bukur Labiat.
Rrjedh Aks shkumëbardhi, rrjedh Erizoni –
Bij binjakë të Paionisë së madhe,
Dhe Strymoni, që lag të njejtin truall
Të fisit paion, të moçëm sa toka,
Që luftë kish bërë, krahas me thrakët,
Qikonët dhe pellazgët larisianë
Dhe shumë popuj të tjerë vëllezër,
Në mugëtirat e kohës prrallore,
Në Ilionin e shenjtë dardan,
Kundër filive makute akeje,
Gjithmonë tinzare dhe besëpakë,
Vërvitur kobshëm me flluga të shumta –
Shtyrë nga cmiri, tërhequr nga preja.
Rrjedh Ardaksani albanoi, Genusi
Shkumbonjës i Kandavisë pyjore,
Rrëmbyeshëm çajnë shtigje ndër gëmbra
Dhe dynden e shtrihen në lyma të buta,
Ndër ishuj të veshur me drurë të gjelbër:
Parajsa për shpesët dhe kafshët e egra.
Rrjedh Ausa gjëmonjëse, Akeronti
Thesprot dhe i vrullti Thyam mollos,
Arakthi kasop, lumë i pagjumë,
Cak dhe prag i stërlashtë historie,
Që ndan Ilirinë e Poshtme, Epirin
Bujëmadh, nga larushitë helene
Gjakpërzjera me pinjojtë e Ilirit,
Shtrirë gjer poshtë Larisës pellazge,
Në zemrën e Heladës së moçme.
Rrjedhin e rrjedhin lumenjte ujeshume
Brenda suazes se botes ilire:
Se Epermes, se Mesmes dhe se Poshtmes…
Pese dete perpijne lagen e tyre:
Ponti, Egjeu dhe Deti i Thrakes,
Joni shume i qete, vellaj i Adrias,
Ishujshkembore, dhe vete Adria,
Gji i stermadh ilir kllaposur suazes
Tribrigjeshe te Ilirise se madhe
Dhe hapur poshte, mes Kerauneve
E dheut te tejshem te Mesapise,
Moter te Japygise dhe Daunise –
Me dhjetra e dhjetra fise ilire
Shtrire ne gjithe Saturnian e lashte
Dhe tej e tutje ne viset latine.
Lartohen hovshem malet krenare
Drejt qiellit te larte shume te kalter:
Alpet e Karnit me guna te bardha,
Okra japode, limer guximtaresh,
Karpat e Istrit, qe zdrypin pingulthi
Ne detin e thelle, tallazemadhin,
Qe lag e perlag mbi njemje ishuj,
Shkemboret liburne, kreshtoret dalmate
Me Adrin e brinjte plot gjah te begate,
Varmalet autariate – cerdhe trimash
Te paperkulur, gjithmon luftetare,
Karpat ardiane, brinjat labiate
Njomur te gjitha me gjak ngritesish krye,
Skard kryebardhi, qe cjerr rete e qiejte
Me krepat e zgripet – strofulla bore,
Kerauni i rrepte, tmerr per detaret,
Baloshet albane, cerdhe shqiponjash,
Qe shqyen e thyen skota te shumta
Te dyndura nga sterfundet e botes;
Tomorri thinjak, thurrak i Dymalit,
Shkarrzimet kandave varur mbi quka
Lugajash, varr per dyndesit e huaj
Dhe dasharetet plot tufa pellejash,
Thatona e gunget perballe faltores
Se Thanes gjahtare, mbrojtese grigjesh,
Se ciles iliret i sillnin flira
Te majme, shuar me vere te forte.
Lartohet Barni i Liqerit te Bardhe,
Qe ruset tej, n’fushetiren lynkeste,
Te njomur me gjakun e mbret Bardhylit,
Qymyrtarit te urte, trualldashesit,
Ne lufte me Emanthine gjysmeilire.
Ngrihet Pangajoni, i pyllti Orbel
Paion, me vargje liqeresh te shumte,
Renditur bukur: rruaza te kaltra,
Tek kishin banesat paionet e lashte,
Tomari i shenjte, qe mban ne preher
Dodonen dimermadhe, ku kish stisur
Seline e tij te pare Zoti i Dushkut,
Zanafilltari i gjithe hyjnive,
Qe ngriten dhe rriten pellazget leshtore.
Edhe ne brigje lumenjsh dhe liqeresh
Ujekulluar si vesa e vjeshtes,
Bregdetesh te kalter, kullotebleret,
Tek cel bajamja dhe rritet druri
I ullirit shume paqedashes,
Ne fusha te shtrira : grunare buke,
Ne brinja diellore, qe mbushin qypat,
Caliket dhe bulirat e bungta
Me vere te embel, shume te forte,
Ne lugje qarkuar me gjerdhe malesh,
Ne kreshta krepash te hirte, ne pyje
Te dendur, te mocem sa moti vete,
Thelle blerishtash kullotemajme,
Ku rritet dhe shtohet gjeja e gjalle:
Delet leshbuta me shtat sa te vicit,
Qe pjellin permot binjake, trinjake,
Per gazin e hyjnive baritore!
Ne gjithe skajat e vendit te lumur,
Anembane kumbonte nje e folme
E veteme : ilirishtja e strallet –
Vigme barinjsh dhe kushtrim luftetaresh,
Farkuar ne kudhra mijevjecaresh,
Me zjarr shkrepetime dhe gjeme gjemimi,
Nder shkulme detesh, zhaurima pyjesh,
Ne luftra te rrepta shekullore
Dhe stina qetesie kalteroshe,
Ku bari lidh mugull dhe pema – gonxhe
Dhe ngjizen femijet: hoj dashurie…
Gjuhe e forte, vlugmadhe, e embel,
E mbrujtur para se te ishin mbrujtur
Tufet e hyjnive te lashtesive.
Pa burrat e dheut e donin mbi jeten
Lirine e shenjte, te trasheguar
Nga motet e muget dhe mbrojtur me koken,
Njerez te fisme: te drejte, mikprites,
Bujare ne shpirt, bestare ne fjale,
Qe buken e ndanin me lutesoret,
Kur vinin kerkonin strehe dhe ndihme
– Nga Kadmi i Tebes dhe Harmonia,
Debuar nga helenet gernjetare,
Dhe gjer te Themistokliu pendestari,
Gjumuar nga urrejtja athinjote,
Qe vajti u struk te vatra armike,
Te mbreti ilir, qe kish fyer perfyer,
Ku falje gjeti dhe krahe per mbroje. –
Burra te forte si qari i kulmit,
Gjithnje sypatrembur perballe valomash.
Rëmbyeshëm vërshonin enkelenjtë,
Shpatëtarë, fort të rregjur ndër luftra:
Përmes Heladës, gjer brenda në Delfi,
Matanë Kadmejës, mburojeartës,
Dhe hidhnin sheshit vrullshëm valle shpatash
Kundruall faltores të Zot Apollonit,
Hyut flokëartë dhe dritëpërndarës,
Në sytë e të mënçurve shortarë
Të shtangur vëndit, ndaj shihnin përpara
Kaq burrëri, bukuri, fismëri.
Pa detet përshkonin liburnët e shkathët
Të nisur nga vendlindja, nga Korkyra,
Ishull i blerët në Jonin e kaltër,
Ku ende s’kish shkelur këmbë heleni –
Dhe zbrisnin tej Moresë, tutje Kretës,
Me lundra të shpejta mbi dallgët thinjake.
Ardianët trima, krenarë, gjakndezur
S’i druheshin shkulmit, njeriut dhe Zotit,
Sepse dhe Zotit të qiellit i hidhnin,
Pa frikë, shigjetën e kuqe të mbathur
Me thumba kokalle largdepërtonjës.
Në male dhe pyje burrat gjahtarë
Gjahun gjumonin me heshta të gjata
Dhe zjarre ndiznin përafër burimesh,
Ku piqnin dhe hanin kaprojtë e shijshëm.
Qetas shtegtonin dalmatët, daorsët
Dhe fise të tjera trime delmere
Me mandrat, bregdeteve, në vërri.
Djathë të lyrshëm parthinët gatonin,
Që shumë e çmonte gjithë bota e lashtë;
Verë mjalti ndërtonin taulantët,
Që mikut ja shtronin kur vinte të bujtë,
Begatshëm rronin të bijtë e Dardanit,
Që dheun lëronin dhe gjedhët shumonin
Në plëngun e tyre të gjërë shumë.
Xehtarët pirustë farkonin shpata,
Drapinj për të korrat, kosa për barin.
Dhe gratë leshin e butë tirrnin,
Ndaj vinin në krua me shtamba mbi krye.
Pa anë e mbanë, në troj të bekuar,
Qeshte jeta, lulëzonin qytete:
Tergesta e bujëshme bregdetare,
Metuli japod, dhe Vendi, Blandona,
Salona e bukur, Sirmi murelarti,
Mbi Dravin e gjërë të fisit skordest,
Narona ardiane, Epidauri,
Demastioni dardan, Skodra labiate,
Stybera e gurtë kodrore paione,
Dyraki, Dymali, Billis, Buthroti,
Amanthia e madhë – vatrë drite,
Enkelana e bardhë – qendër trimash,
Lyhnida e kreptë, varur mbi valë
Dhe shumë qindra qytete me emër,
Që sot nuk janë, por ishin qëmoti…
Pa hanin të gjithë bukën e tyre
Dhe zbraznin gëzueshëm brirët e verës.
Pa këngën nga jeta kurrë s’e ndanin
Dhe hidhnin bashkë valle trimërie –
Me shpatë në dorë, gjithnjë të gatishëm.
Të hijëshme ishin vashat e reja
Dhe nuset – zana, bija bukurie:
Gjahtare mali, baresha, bujkesha,
Zejtare të zellshme, fëmijëshumë…
Dhe moti kur vrenjtej – rrëmbenin heshtat
Dhe hidheshin vrundull, krahas me burrat,
Në logun e luftës, kundër armikut:
Për mbrojtjen e vatrës dhe gjithë vëndit.
Dhe kur këtej u turr ulkonja e Romës,
E etur stëretur për gjak dhe për pre –
Shekuj dhe shekuj gjëmuan mallet,
Lugjet dhe brigjet nga rropama ndeshjesh
Te rrepta: për mbrojtje e jetë të lirë!
Pa bashkë me burrat, si zhgaba mali,
Luftuan nuset dhe vajzat e njoma,
Që fli burrnisht e bënë të ritë e tyre
Në lterin e lirisë së ëmbël shumë –
Nga Vendi i Epërmë, nga Panonia,
Te Vendi i Poshtëm, te Paionia,
Dhe brenda Epirit, djep burrash të ndjerë.
Pa malet dhe fushat ilire u lkuqën
Me çurkë gjaku të pastër, të dlirët
Trimash, që emrin dhe kockat bashkuan
Për jetë e mot me dheun bukëdhënës;
Gjak dalmat, dardan, ardian, breuk
Dhe gjak farkëtarësh pirustë, desidiatë,
Gjak dlmerësh parthinë dhe kandavë,
Gjak dokleat, autariat dhe alban
Dhe shumë gjak kaon, mollos, thesprot
Dhe fisesh të tjerë të dheut t’Ilirisë:
Një fare dhe gjuhe, por – vaj! – të ndarë,
Pa besëlidhje armësh…Pëllëmbë e hapur,
Që grusht nuk u bë për të goditur rëndë
Armikun që turrej të zgrapë plëngun…
Dhe gjakataret legjone romane
– Skota te larme te shkulura vatrash
Dhe shtyre nga kreret me shufren e dhunes –
Goditen veças njerin pas tjetrit
Shtetet e vegjel dhe fiset ilirie
Qe jete benin me vete, pavarur,
Vendin shkretuan me hekur dhe zjarr
Ne luftra t’ashpra, qe zgjaten shkuj,
Dhe s’lane gur mbi gur prapa tyre,
Por veç germadha dhe varre panumur –
Te vetat dhe te mbrojtesve te vendit.
Po rishtas dhe rishtas mbi grumbuj kokallash,
Mbi hi dhe germadha tek rritej shpendra,
Me kembe brofen breza e reja,
Qe zgjedhen s’e donin, por vetem lirine.
Pa mote rrebeshesh dhe ngritjesh krye
Shenuan parreshtur hapin e kohes –
Ne gjithe boten e gjere ilire,
Me krisma t’hoveshme shpate, sepate,
Ne drite dielli, ne terre netesh
Ne prita te forta ngrehur ne rruge,
Poshte – lugajash, dhe siper –qafmalesh,
Ne vahe lumenjsh, ne brigje liqerësh,
Qe tundën thelle themelet e dhunes,
Dhe gjakatareve daten u kallen,
Nder leme i ngjeshen – rrethuar me ledhe
Dhe nder fortesa me roje nen arme,
Pa lart, ne malet, vazhdoi te rrahe
Flladi i kuq i lirise se embel,
Qe dot nuk e ndalnin legjonet e Romes.
Me tej, kur pcofi ulkonja romane,
U derdhen shvalina bijsh shktretetirash,
Te dale nga fundra gufash dhe honesh,
Me ure ne dore, me thike nder dhembe…
Rrugaja heshtash muzgetuan qiejt,
Orteqe zjarri vrundull perflaken
Dheun e bukur te bijve t’Ilirit:
Rrenime, rrembime, varrime se gjalli
Femijesh te mitur…Suvala gjaku
Shenuan tragat e dyndjes barbare
Se pare, se dyte, se peste, se shtate.
Dhe prape e prape, ne luftra te reja
Brofen trimat dhe hodhen hordhite
-Njeren pas tjetres – tej Dravit, tej Savit
Dhe brenda ne amen e lumit te gjere,
Stermadhit Danouv valevezullonjes…
Por lukunite nuk kishin te sosur,
Se pas nje skote – nje tjeter vershonte
Nga fundra gufash dhe sterfundra honesh,
Me ure ne dore e thike nder dhembe,
Qe kishin banesa tenda lekuresh.
…Dhe shume, me shume u ndrydhen caqet
E zoterve te qemoçem te dheut –
Nga llavat e dyndura se jashtmi,
Por malet ilire shekuj qendruan
Te paster, pa gjurme kembe armiku,
Sepse atje me ngulm vazhdonte lufta.
Hej, histori! Ti, histori e lashte
E botes ilire se perenduar,
Perse me bren e bluan kaq dhimbshem –
Ne oret e vogla te nates se bardhe?
… … … … … … … … … …
Rrjedhin lumenjte e gjere ujeshume
Ne caqet e botes se moçme ilire,
Por s’jane me ilirë, ndonese mbajne
Emrat e moçme, perpara veshimesh.
Lartohen hovshem malet krenare,
Shtrihen rrafshinat dhe fushat e gjera –
Permbytur nga popuj te huaj, te dyndur
Nga skajat e dheut te larget shume,
Qe shkelin murranat tek zbardhin ende
Togje kokallash dhe eshtrash ilire,
Zoterve te pare te gjithe vendit.
Por, hej! Mes rrebeshesh dhe shembetyrash,
Qe fshin e zhdukën faqes se tokes
Shtete dhe fise te shumta ilire,
Qendroi i pamposhtur biri m’i vogel
I Ilirit te lashte, trimi Arbër
Qe mblodhi rreth tij dhe ngriti ne lufte
Thermia dhe grimca fisesh vellezer
Ne kendin malor t’ Iliris se Poshtme
Buze Jonit te kalter dhe te Adrias
Valedendur : malesore dardane,
Labeatë dhe pirustë vishkullare,
Bregdetas kaonë gunedhirte,
Atintanë, eordenj, dasharetë…-
Dhe bashke u bene nje grusht i shtrenguar
Balle u bene armiqve, stuhive,
Dyndesve varre u dhane, per shpagë,
Mbajten plengun, fisin, gjuhën e moçme –
Arbërishten – pinjolle t’ilirishtes,
Lart e lart ngriten trashegimin arber
N’Ilirinë e Vogël…
Mbani, burra,
Me dorë të fortë flamurin e Arbërit
Të skuqur me gjak ndër luftra të rrepta.